Kanosën me armë 44-vjeçarin, lihen në qeli dy prej të arrestuarve! Lirohet Ylli Murati, iu gjet radio e lidhur me kanalet e komunikimit të policisë së Durrësit! Kush është 40-vjeçari

Jan 23, 2025 | 13:06
SHPËRNDAJE

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli dy prej të arrestuarve, Bajram Roçi dhe Bekim Çera, të cilët u vendosën në pranga pasi kërcënuan me armë zjarri një 44 -vjeçar.

Gjykata-e-Durresit

Ndërkohë togat e zeza liruan nga qelia Ylli Muratin, të cilit iu gjet radio e lidhur me kanalet e komunikimit të policisë së Durrësit.

Tre personat u arrestuan më 21 Janari pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kërcënuar një 44-vjeçar.

“Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Ylli Murati, 40 vjeç, Bajram Roçi, 30 vjeç dhe Bekim Çera, 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç”, informojnë blutë.

Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit Ylli Murati raportohet se u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Ndërsa gjatë kontrollit fizik u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të Drejtoriasë Vendore të Policisë së Durrësit.

Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të Bajram Roçi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervention”.

Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët për motive të dobëta, kanosën me armë zjarri, një 44-vjeçar.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent për vjedhje me armë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoleta), municion luftarak, si dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar.

Gjithashtu, sekuestrohen 1 radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës, e cila së bashku me 2 armë zjarri dhe me automjetin e blinduar, mbaheshin nga shtetasi me precedent kriminal.

Menjëherë pas njoftimit, për një rast kanosjeje në rrugën “Pavarësia”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, kanë shkuar në zonë, dhe si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, si dhe i punës së mirorganizuar, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorët e rastit.

Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç.

Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës.

Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kush është Ylli Murati

Ylli Murati është arrestuar në 24 tetor 2018, i akuzuar si bashkëpunëtor në një grabitje që disa javë para vendosjes së tij në pranga në Vlorë.

Më 25 shtator 2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Furgoni kryente veç transportit të qytetarëve edhe transfertë parash. Tre persona të maskuar dhe të armatosur vepruan pak pasi furgoni zbarkoi nga trageti i linjës Brindizi- Vlorë dhe u nis për t’u parkuar në stacionin e përhershëm pranë stadiumit “Flamurtari”.

Pikërisht në këtë moment, kur furgoni parkoi bashkë me 6 pasagjerë që ndodheshin në të, tre personat e armatosur dhe të maskuar kanë ndërhyrë duke iu grabitur shoferit e pasagjerëve në total një shumë prej 16 mijë eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura