Kaosi dhe zjarri para Kuvendit, ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë në vendngjarje! Rrethojnë me shirit të verdhë zonën ku u dogjën 4 manekinët

Oct 3, 2024 | 11:33
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të aksionit opozitar para Kuvendit, ku pati kaos, përplasje dhe zjarr, specialistët kriminalistë të Policisë Shkencore, kanë mbërritur në vendngjarje.

Ata kanë nisur të mbledhin provat, ndërsa kanë rrethuar me shirit të verdhë zonën ku u dogjën 4 manekinët me fytyrat e Edi Ramës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Geron Xhafajt.

Kuvendi

 

kuvendi

Deputetët e PD-së kanë mbërritur që në orën 08:30 para Kuvendit, në tentativë për të hyrë brenda ambienteve ku do të zhvillohej seanca plenare, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës së Shqipërisë pasi janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Gjatë tensioneve ka patur dhe përplasje fizike me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës sollën para Kuvendit 4 manekinë të cilat u dogjën nga Flamur Noka.

Ditën e djeshme Sekretariati i Etikës mori vendimin për të përjashtuar 24 deputetë të PD. Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga 40 ditë.

manekine kuvendi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura