Kaosi në Kuvend/ “Keni hall të shpëtoni veten” – Debat Koçi-Nallbati: Po tentoni të zhbëni opozitën

Oct 18, 2024 | 15:18
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Petro Koçi dhe deputeti demokrat i përjashtuar nga Kuvendi për përplasjet e dhunshme gjatë tensioneve në Parlament debatuan lidhur me situatën në politikën shqiptare dhe konfliktet e qeverisë me opozitën.

karriget kuvendi 17 tetor

Në një lidhje direkte për News 24 deputetët shkëmbyen mendime të ndryshme për protestën e djeshme para Kuvendit, e cila eskaloi në episode të dhunshme.

Petro Koçi tha se opozita po kërkon të shpëtojë veten dhe Sali Berishën, ndërsa u bëri thirrje që të kthehen në Kuvend dhe të kërkojnë ato çka u takojnë.

“Ndiqni rrugën institucionale”, ishte thirrja e Petro Koçit për deputetët opozitarë.
Ndërkohë Nallabti tha se qeveria ka rënë në duart e bandave dhe se qeveria po tenton të zhbëjë opozitën.

Pjesë nga debati:

Petro Koçi: Këta kanë hall të shpëtojnë veten dhe Berishës. Rruga që duhet të vazhdojë politika është rruga institucionale, te kthehen në parlament dhe të kërkojnë gjëra që u takojnë. Rruga që duhet të vazhdojë politika, rruga institucionale. Kur kërkon gjëra nuk mund të kërkosh qiqra në hell. Qeverinë teknike këta e duan sepse e duan vendin rrëmujë. Këta nuk duan zgjedhje të lira e të ndershme.

Nallbati: Pushtetin e kanë bandat, po qeverisin sipas qejfit. Këta tentojnë të zhbëjnë opozitën, ti mbyllin gojën opozitës në çdo institucion. Flasin për demokraci në një kohë kur opozitës i hiqet çdo lloj e drejte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura