Kaosi në Kuvend/ Protesta në foto, momenti kur deputeti i PD i vendos flakën karrigeve! Çfarë nuk u pa në TV

Sep 30, 2024 | 18:00
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në kaos gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila u mbyll në pak minuta për shkak të aksioni të ndërmarrë nga deputetët e opozitës, në shenjë proteste kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg.

Demokratët bllokuan foltoren që në nisje të seancës, ndërsa Gaz Bardhi u pa duke hedhur sende të forta, konkretisht këmbën e një karrigeje e sende të tjera, në drejtim të kryeparlamentares Elisa Spiropali.

LEXO EDHE: VIDEO/ Gazment Bardhi godet Elisa Spiropalit me këmbën e karriges, punonjësi i gardës i del në mbrojtje! Çfarë ndodhi në 20 minuta seancë të tensionuar parlamentare

kuvend kaos zjarr

Pasi hoqën nga vendi foltoren në mes të sallës së Kuvendit, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.

Djegia karriget-flaket-opozita-bledion-nallbati-Salianji-burgosja-kaosi (2)

Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë dhe bllokoi foltoren, por me kërkesë të grupit të PS, seanca u ndërpre për 10 minuta, por u situata nuk u normalizua dhe seanca u mbyll.

Seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës, ndërsa Elisa Spiropali tha: “Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”.

Djegia karriget-flaket-opozita-bledion-nallbati-Salianji-burgosja-kaosi (3)

Në nisjen e seancës së sotme, kryeparlamentarja, Elisa Spiropali ka njoftuar në Kuvend vakancën e krijuar pas burgosjes së Salianjit.

Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet ti bëhet KQZ. “Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formë3s së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.

Deputetet e opozites djegia karrieget, flaket (4) Deputetet e opozites djegia karrieget, flaket (3)

karrige te djegura kuvend kaos bardhi (2) karrige te djegura kuvend kaos bardhi (3) karrige te djegura kuvend kaos bardhi (4) karrige te djegura kuvend kaos bardhi (5) karrige te djegura kuvend kaos bardhi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura