Kapelo nuk kursen kritikat: Inter i ngadaltë, s’di më si të sulmojë

Feb 9, 2025 | 11:59
SHPËRNDAJE

Edhe Fabio Kapelo është shumë i zhgënjyer nga Interi i shfaqur në Firence pas humbjes 3-0. Në analizën që ai bëri pas sfidës, u shpreh se Interi ka një problem me ritmin e lojës, ndërsa është duke kaluar një moment jo të mirë.

kapelo

Për të lojtari që i jep shpejtësi manovrës zikaltër, Çalhanoglu nuk po arrin dot të japë sinjale pozitive, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk po jep atë që pritet. “Nuk më pëlqeu Interi që pashë në “Franki”, përtej humbjes së qartë.

Në mbi 70 minuta, ata nuk ishin në gjendje të kuptonin se si të sulmonin mbrojtjen e Fiorentinës, aq sa kishin shumë pak mundësi të qarta. Pak si ajo që ndodhi në 70 minutat e para kundër Milanit në derbi. Për momentin, skuadra e Inzagit nuk është duke luajtur mirë, nuk është në gjendje të luajë në krahë si deri vonë dhe është e ngadaltë dhe e parashikueshme në zhvillimin e manovrës. Ajo që i mungon më shumë, është ritmi. Për më tepër, Çalhanoglu, njeriu që ka cilësitë për t’i dhënë shpejtësi manovrës sulmuese vuan shumë”, tha ndër të tjera Fabio Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura