Kapelo: Teo e Leao të zënë mend, Fonseka i reziston shkarkimit

Sep 9, 2024 | 14:32
SHPËRNDAJE

Në më shumë se një javë distancë, sjellja e Rafael Leaos dhe Teo Hernandezit në ndeshjen kundër Lacios vijon të bëjë jehonë. Këtë herë për çështjen ka folur Fabio Kapelo, i cili në një emision radiofonik ka theksuar:

kapelo

“Klubi duhet të kishte ndërhyrë duke thënë se trajneri nuk preket, por edhe vetë trajneri duhet të ndërhyjë te lojtarët: ai ka rolin më të rëndësishëm pasi është ai që duhet të rikrijojë harmoninë.”

Si ish-trajner, 73-vjeçari e mbron portugezin e stolit të Milanit, por njëkohësisht nuk ngurron ta paralajmërojë.

Lidhur me një shkarkim të Fonsekës përpara fundit të vitit, Kapelo tha: “Nuk i duhet kurrë. Sot është e vështirë të mbijetosh pa rezultatet. Por shpresoj se po, pasi Fonseka duhet të ketë kohë për t’i transmetuar idetë e tij.

Deri tani ka dëshmuar forcë dhe personalitet duke lënë jashtë edhe lojtarë si Teo e Leao. Të luash pa ndihmuar në fazën e mbrojtjes nuk të çon askund”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura