Kapiteni Hernandez: Te Milani jemi të lumtur për momentin, Kaljari më me rëndësi sesa Reali

Nov 7, 2024 | 18:33
SHPËRNDAJE

Një Milan i shkëlqyer në “Santiago Bernabeu”. Kuqezinjtë fituan me meritë në fushën e kampionëve të Europës falë një paraqitjeje pa njolla e falë golave të Çaut, Moratas dhe Reijndersit.teoSuper performancë nga e gjithë skuadra si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe renditja e Champions tani merr një pamje krejtësisht tjetër. Për situatën ka folur Teo Hernandez, i cili dha këndvështrimin e tij mbi ndeshjen e Madridit në një intervistë për “Sky Sport”.

A mund të thuhet se në Madrid bëtë një ndeshje perfekte?

Mendoj se nuk është aspak e lehtë të fitosh në fushën e Realit dhe ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Siç tha trajneri, nuk isha 100 për qind në aspektin fizik dhe mendor, por së fundmi jam duke u përmirësuar. Mendoj se e gjithë skuadra bëri një ndeshje të shkëlqyer.

Sa vlen fitorja në atë stadium me shiritin e kapitenit?

Më e rëndësishmja nuk është që të jesh kapiten në këtë ndeshje, por në të gjitha ato që luaj. Sinqerisht jam shumë i lumtur. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe duhet ta bëjmë me shumë zell. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së shtunës, e cila është edhe më e rëndësishme.

Si e përjeton skuadra momentin e Leaos?

Siç e dimë të gjithë, Leao nuk ishte në momentin më të mirë, por si ekip dhe unë si shok skuadre e kemi ndihmuar çdo ditë. Në Madrid pamë Leaon e vërtetë që është ai të cilin duam të shohim nga këtu e tutje.

Një gabim i pazakontë për ju në pjesën e dytë kur patët rast shënimi…

E vërtetë, ma zuri pak keq (qesh), por mund të ndodhë…

Në Madrid luajtët edhe me pesë mbrojtës. Sa të ardhme mund të ketë një skemë e tillë?

Nuk e di. Mendoj se trajneri e përgatiti shumë mirë atë ndeshje, ne e dinim që Vinicius ishte shumë i fortë në duelet një kund për-një. Këtu duhet të përgëzoj Musahun dhe Emersonin që bënë një punë të shkëlqyer për ta ndaluar. Nuk e di nëse do të ketë të ardhme, duhet të presim ose të pyesim trajnerin (qesh).

Çfarë i dhatë Brahim Diazit në fund të sfidës?

Ai është një nga dhuratat më të bukura që më ka bërë futbolli. E kam mik të mirë, por në fushë duhej të bëja detyrën po ashtu si edhe ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura