“Karma is a b*tch”- Deputetja e PL-së: Kryemadhi dhe Meta i kanë arritur gjërat vetë, s’kanë shitur as trupin për të qenë xhelatët në duar të një grupi mafiozësh

Oct 22, 2024 | 12:33
SHPËRNDAJE

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, një ditë pasi iu caktua nga SPAK masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, u shpreh se ajo dhe Ilir Meta e kanë arritur çdo gjë vetë.

monika kryemadhi

“Nuk kanë shitur as trupin dhe as mendjen për të qenë xhelatët në duar të një grupi mafiozësh”, u shpreh ajo në një konferencë për mediat.

Por, Kryemadhi deklaroi se “do të kenë të gjithë parasysh një gjë karma is a b*tch”.

Monika Kryemadhi: Të më falë shumë Matila Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama? A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet kur e ka pasur me kancer? Ku e ka bërë, kush e ka bërë dhe si e ka bërë? A do të hetojë SPAK kurimin e djalit të Ramës? Nxjerr SPAK faturën e heqjes së qafës së mitrës që e kisha me kancer dhe e thotë si operacion për plastik. Nuk kam bërë operacion plastik? Nuk do të kisha turp ta thosha. Kam bërë mirëmbajtje të vetes sime si gratë dhe burrat shqiptarë, se më shumë i heqin vetullat burrat se sa gratë.

Më vjen keq që kjo gjë ka kaluar cakun e komunikimin normal, timin me të gjithë ata që bëhen pjesë e kësaj farse imorale. Akuzojnë mamanë time se ka blerë shtëpi 310 mijë euro, po e ka blerë, por nuk ka ardhur në Tiranë vitin 2010, ka ardhur në 1953, ka qenë mjeke, ka qenë dy mandate ndihmës gjyqtare e Sokol Binajt, ka qenë në zyrë me Valentina Leskajn.

Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blen dot një shtëpi dhe pse pas 1990 është marr me biznes, ka deklaruar dokumentet dhe me tatime të paguara. Nuk po merrem më me gjëra politike, do të merret avokatët ligjërisht. Do të kenë të gjithë parasysh një gjë karma is a bitch. Sot i kanë fëmijët e vegjël kur ti kenë fëmijët e mëdhenj, që duan ti kërkojnë ti intimidojnë dhe turpërojnë prindërit e tyre do të jenë edhe ata në këtë pozicion. Kryemadhi dhe Meta i kanë arritur gjërat vetë, nuk kanë shitur as trupin dhe as mendjen për të qenë xhelatët në duar të një grupi mafiozësh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura