Më shumë se 30 balena minke janë gjetur të ngordhura në Detin e Zi pas fundosjes së dy cisternave ruse të naftës më 15 dhjetor.
Sipas njoftimeve nga organizata joqeveritare ruse, “Delpha”, e cila është e specializuar në shpëtimin e delfinëve dhe gjitarëve të tjerë detarë, kjo ishte një nga ngjarjet më të fundit të ndotjes mjedisore që ka ndodhur në ngushticën e Kerçit, midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë, të aneksuar nga Moska në vitin 2014.
Dy cisternat, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u fundosën gjatë një stuhie, duke shpërndarë më shumë se 9,200 ton naftë në det, nga të cilat rreth 40% mund të kenë përfunduar në ujërat e Detit të Zi.
Sipas raportit të organizatës “Delpha”, deri tani janë regjistruar gjithsej 61 balena të ngordhura, 32 prej të cilave pas datës 15 dhjetor.
“Vdekja e këtyre gjitarëve detarë ka shumë të ngjarë të lidhet me derdhjen e naftës”, theksojnë ata. Pjesa më e madhe e balenave të vdekura janë të mëdhenj, dhe sipas organizatës, shumica e tyre kanë vdekur brenda dhjetë ditëve pas katastrofës.
“Ne po marrim informacione për vdekje të reja pothuajse çdo ditë,” tha një përfaqësues i “Delpha”, duke shtuar se ndotja e ujërave është shumë serioze dhe ka pasur një ndikim të rëndë në jetën e faunës detare.
Përballë kësaj situate alarmante, autoritetet ruse dhe vullnetarët kanë nisur një operacion të gjerë pastrimi, i cili ka përfshirë shpëlarjen e më shumë se 96,000 tonë rërë të kontaminuar nga nafta.
Megjithatë, sipas vlerësimeve të autoriteteve, mund të jenë prekur gjithsej rreth 200,000 ton tokë. Disa ekspertë paralajmërojnë se pasojat e kësaj katastrofe ekologjike mund të jenë afatgjata për ekosistemin detar dhe për jetën e faunës në këtë rajon.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al