Princi i Uellsit e ka përshkruar vitin e kaluar si “vitin më të vështirin” në jetën e tij.
Duke folur me gazetarët në fund të vizitës në Afrikën e Jugut, Princi William foli për mënyrën sesi përjetoi momentin kur gruaja e tij, Kate Middleton dhe i ati, Mbreti Charles, u diagnostikuan me kancer.
“Ka qenë e tmerrshme. Ndoshta ka qenë viti më i vështirë në jetën time”, tha ai Princi William.
Por, Princi tha gjithashtu ishte jashtëzakonisht krenar për Kate dhe Mbretin që i trajtuan betejat e tyre shëndetësore me kaq dinjitet dhe guxim.
Buckingham Palace zbuloi se Mbreti kishte kancer në shkurt dhe se do të fillonte trajtimin. Vetëm gjashtë javë më vonë u njoftua se Princesha e Uellsit po i nënshtrohej kimioterapisë pasi u diagnostikua me kancer. Ai shtoi se tashmë Princesha e Uellsit është mirë.
“Nga pikëpamja personale familjare, ka qenë, po, ka qenë brutale”, theksoi ai. I pyetur se si po ‘po kalon’ princesha, ai buzëqeshi dhe tha: ‘Ajo po kalon mirë. Duke bërë mirë.’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al