KATEGORIA E DYTË/ Oriku nuk i ndahet Luftëtarit! Luzi, Sopoti dhe Iliria kërkojnë ngjitjen, njihuni me renditjen e dy grupeve

Feb 2, 2025 | 22:28
SHPËRNDAJE

Gara është mjaft interesante në Kategorinë e Dytë, për skuadrat që kërkojnë ngjitjen. Në Grupin B janë luajtur 12 javë dhe Luftëtari me Orikun janë skuadrat që po konkurrojnë mes tyre.

Screenshot_19

Aktualisht gjirokastritët kryesojnë me 2 pikë më tepër, ndërsa synim është vetëm Kategoria e Parë. Gara është edhe më interesante në grupin A.

Pasi janë luajtur 13 javë, Luzi kryeson i vetëm. Vetëm 1 pikë më pak numëron Sopoti, ndërsa Ilira ndjek me 2 pikë më pak.

Renditja e Grupit A: 1- Luzi 32 pikë, 2- Sopoti 31 pikë, 3- Iliria 30 pikë, 4- Tërbuni 23 pikë, 5- Besëlidhja 20 pikë, 6- Veleçiku 18 pikë, 7- Naftëtari 17 pikë, 8- Adriatiku 14 pikë, 9- Albanët 14 pikë, 10- Basania 10 pikë, 11- Gramshi 10 pikë, 12- Murlani 1 pikë.

Renditja e Grupit B: 1- Luftëtari 31 pikë, 2- Oriku 29 pikë, 3- Devolli 24 pikë, 4- Butrinti 23 pikë, 5- Tomori 22 pikë, 6- Delvina 16 pikë, 7- Shkumbini 13 pikë, 8- Maliqi 10 pikë, 9- Turbina 7 pikë, 10- Këlcyra 6 pikë, 11- Memaliaj 4 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura