Katër gëzhoja në vendngjarje, detaje nga plagosja me armë zjarri në Shkodër! 29-vjeçari dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin

Sep 8, 2024 | 20:44
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku në fshatin Golem u qëllua me armë zjarri Renaldo Kola nga Marjo Kroni.

golem shkoder (1)

Mësohet se i plagosuri dhe autori, kishin njohje me njëri-tjetrin, por motivi ende mbetet mister.

Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura