Katër gola, karton i kuq dhe penallti! Çfarë ndodhi në ndeshjen e Ligës së Europës ku vendosi drejtësi… Enea Jorgji

Aug 23, 2024 | 7:22
SHPËRNDAJE

Një katërshe gjyqtarësh shqiptarë me kryesor Enea Jorgjin, asistentë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj dhe arbitër të katërt Florian Lata, vendosën drejtësi në duelin mes PAOK-ut dhe Shamrok, që përfundoi me rezultatin 4-0. 

JORGJI

Kjo përballje ishte e vlefshme për raundin “Play Off” të Ligës së Europës.  Bardhezinjtë e Selanikut arritën të shënonin fillimisht në minutën e 41-të. por goli u anulua nga Jorgji pas rishikimit të pamjeve në monitorin e VAR-it. Megjithatë, PAOK-u do ta mbyllte pjesën e parë në epërsi, teksa në sekondat e fundit Kliëri e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së tij. 

Fraksioni i dytë i lojës nisi me gol për grekët. Tajsoni dyfishoi shifrat në minutën e 47, ndërsa 5 minuta më vonë Jorgji ia bëri edhe më të lehtë ndeshjen PAOK-ut. Arbitri shqiptar ndëshkoi me karton të kuq Honihanin, çka bëri që fitorja të mos vihej në diskutim për vendasit. PAOK- shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Konstantelias (67′) dhe Rahmanit (90’+4′) dhe bën që kualifikimi të duket një çështje e mbyllur. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura