“Kauza e drejtë nuk humbet kurrë!”- Berisha: Falenderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe Kushtetutën! Qëndrestarët do jenë përjetë frymëzimi im

Nov 27, 2024 | 14:08
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falenderuar mbështetësit e tij dhe shprehur mirënjohjen për ata që e mbështetën gjatë periudhës së tij në “arrest shtëpie”.

sali beisha pd selia

“Falenderoj ata qindra mijëra qytetarë, gra, burra, të rinj e të reja, që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme me fjalimet, kthyen rrugicën e ngushtë në bulevardin e shpresës. Do jeni përjetë frymëzimin im, kauza e drejtë nuk humbet kurrë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së falenderoi dhe gjykatësen që dha vendimin për masën e sigurisë ndaj tij, duke thënë se ajo nderoi ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës.

Berisha: Kauza e drejtë nuk humbet kurrë! Dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, të gjithë demokratët, opozitarët që me mosbindjen e tyre civile, e bënë Shqipërinë në kushtet më te vështira te narkodiktatures me opozitën më të fuqishme që ajo ka pasur ndonjëherë. Dua të falënderoj çdo shqiptar. Ata në Shqipëri. Ata në Kosovë. Dhe ata në diasporë. Sepse pa të gjithë ju, pa mbështetjen tuaj, pa qëndresën tuaj, kjo ditë, kjo fitore, nuk do ishte e mundur!

Një mirënjohje të thellë kam për miqtë e mi dhe miqtë e Shqipërisë në rajon, në Europë, në SHBA dhe në botë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në mbrojtje të Sali Berishës, Partisë Demokratike dhe kauzës tonë të drejtë.

Gjithashtu sot falënderoj me mirënjohje CDI dhe EPP, udhëheqjen e këtyre organizatave dhe të partive anëtare për rezolutat e tyre historike në mbështetje të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare dhe denoncimin e narkodiktaturës në Shqipëri. Falënderoj gjykatësen, e cila nderoi ligjin, nderoi moralin e ligjit dhe të Kushtetutës. Uroj që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura