“Ke organizuar takimin e Metës me Soros”- Shabani akuza Blushit, përgjigjet Sekretari i PL-së: Je idiot! Unë nuk dal më nga shtëpia nëse…

Dec 19, 2024 | 22:02
SHPËRNDAJE

 

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka akuzuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi se ka organizuar takimin e Ilir Metës me Aleks Soros, madje i publikoi edhe foton.

shabani blushi

Kjo u hodh poshtë nga Tedi Blushi, i cili iu drejtua Shabanit duke thënë “sa idiot që është”.

“Nëse unë në jetën time kam përfituar një cent nga Soros unë jo largohem nga politika, por unë nuk dal më nga shtëpia”, u shpreh Blushi.

“Thuaji publikut për ca u fol në këtë takim”, tha Shabani.

Blushi duke iu drejtuar Endri Shabanit i tha se është “grua me mjekër”, ndërsa më herët i tha “Aleks Soros është prindi 1, ti je prindi 2”.

Ndërsa Shabani iu drejtua: “shko vish minifund apo fustan dhe shkoi Ilir Metës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura