“Kemi cilësitë për Botëror”, Arlind Ajeti me thirrje për tifozët: Synojmë vendin e parë, tifozët të mos…

Nov 15, 2024 | 18:04
SHPËRNDAJE

Shqipëria pret nesër Çekinë në orën 20:45. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe vlen për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

ajeti

Para ndeshjes foli mbrojtësi Arlind Ajeti.

Veteran- “Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura të arrijmë kualifikimin në Botëror, është rrugë e gjatë, besoj nëse mundohemi të japim maksimumin dhe të japim shpirtin për Kombëtaren do ta arrijmë dhe atë.

Tifozët- “I bëjmë thirrje tifozëve që të respektojmë himnin e Çekisë, të tregojmë anë të mirë pavarësisht çfarë ka ndodhur në Çeki, të tregojmë anën tonë të mirë. Shpresoj të shoh ekipin që ishte në Gjeorgji, e dijmë që ndeshje e vështirë, i dimë dhe cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë t’ja dalim”.

Dueli me Hori – “Ai ka bërë në ndeshje shumë të mirë, ka qenë shumë i rëndësishëm për Çekinë. Fizikisht është afër 2 metër dhe është shumë e vështirë ta ndalësh, shpresoj që nesër t’ia dalim që të mos shënojë gol”.

Renditja në Ligën e Kombeve – “Janë të gjitha të mundura në futboll. por unë besoj te ekipi, të cilësitë e çdo lojtari dhe normalisht synojmë vendin e parë, të fitojmë dy ndeshjet e marrim vendin e parë, Sigurisht, çdo gjë është e mundur, por me cilësinë që e kemi, besoj që nuk do biem”.

“Po normalisht besojmë se mund t’ja dalim prap dhe pse është ndeshje tjetër, çdo ndeshje fillon nga 0-0. Ne kemi kualitete dhe cilësi për të marrë rezultat pozitiv. Shpresojmë t’ja dalim”, vazhdoi Ajeti.

Performanca në Kombëtare– Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe, të jesh pjesë është diçka shumë e veçantë. Vetëm ato që janë pjesë e dinë, prandaj në fushë hyjmë ndryshe nga ekipet, prandaj është gjë shumë normale dhe sa herë jam këtu e ndjej atë”.

Çeluska, lojtari çek- “Kemi folur dhe për këtë ndeshje, normalisht ai dëshiron të fitojë Çekia dhe në duam të fitojmë, shikojmë nesër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura