“Kemi evakuuar 22 familje”- Moti i keq në Vlorë, kryetari i bashkisë: Prurjet e shiut, vështirë të menaxhohen! Ja apeli për qytetarët

Oct 4, 2024 | 19:31
SHPËRNDAJE

Në Vlorë janë evakuuar 22 familje si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve. Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha thotë se ekipet janë në terren dhe po bëjnë maksimumin, por sasia e prurjeve të shiut është e madhe dhe vështirë të menaxhohet.

ermal dredha

Ai po ashtu u shpreh se në dispozicion të familjeve të evakuuar janë vendosur edhe konviktet tek ish shkolla mjekësore.

“Realisht është diçka përtej angazhimit tonë, po bëjmë maksimalen, por sic e shikoni këto prurje shiu është e vështirë të menaxhohen. Kemi evakuuar 22 familje, ndërkohë do të vendosim në dispozicion edhe konviktet te shkolla mjekësore për cdo familje që do evakuohet”, tha Dredha, i cili i bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe për cdo rast të jenë të vëmendshëm dhe të kontaktojnë emergjencat me qëllim për ti ardhur në ndihmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura