“Kemi hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit në BE”- Spiropali: Shqipëria, vend që prodhon siguri, paqe e miqësi mes kombeve

Oct 1, 2024 | 10:35
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore të zhvilluar në Kuvend, u shpreh se Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit në BE.

elisa spiropali

Kryetarja e Kuvendit theksoi se vendi ynë, me rritjen e saj ekonomike dhe zhvillmet e brendshme, prodhon siguri, paqe e miqësi mes kombeve dhe popujve.

Elisa Spiropali: Vitet e fundit Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme e kontribute për siguri e paqe. Presidenca e OSBE dhe anëtarësia në Këshillin e Sigurimit, kanë dëshmuar lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonet e trazuara të botës.

Me zhvillimet e saj të brendshme, rritjen ekonomike, kontributin në zhvillimet e integrimet rajonale, partneritetin si anëtare e denjë e NATO-s, arritjes drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria është bërë sot një vend që prodhon sot kohezion, siguri e paqe, e miqësi mes kombeve e popujve.

Në çështjen e integrimit në BE, Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura