“Kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh”- Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: SHBA nuk do luftë rajonale

Oct 2, 2024 | 21:29
SHPËRNDAJE

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme, duke thënë se tashmë kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh.

kresnik osmani

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Osmani theksoi se Izraeli do të godasë Iranin. Ai shtoi se gjithsesi SHBA nuk dëshiron luftë rajonale.

“Jemi në moment tepër kritik, ku kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh. Jemi përballë një ridizanjimi tërësor të Lindjes së Mesme. SHBA nuk dëshiron të ketë një luftë rajonale, së paku jo para zgjedhjeve amerikane. Amerikanët kanë thënë se sistemet mbrojtëse kanë kthyer pas 11 raketa të Iranit, që sulmuan Tel Avivit”, u shpreh ai.

“Izraeli do të godasë në Iran. Mund të godasë në të gjitha qytetet, ku janë nisur raketat drejt Tel Avivit. Izraeli mund të godasë qendrat e uraniumit iranian. Në Iran janë marrë masa për të mbrojtur Khamenein”, tha me tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura