“Kemi marrëdhënie korrekte për hatër të…”- Fifi tregon raporton me ish-bashkëshorten e partnerin: Ja për çfarë do t’i merrja këshilla Adrola Dushit

Jul 15, 2024 | 12:22
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Fifi ka folur për marrëdhënien me Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e partnerit të saj, Adis Patushi.

Fifi është shprehur se kanë një marrëdhënie korrekte me njëra-tjetrën, ndërsa vlerësoi modelen duke u shprehur se është një nënë fantastike.

“Kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Është një super gocë, është fantastike edhe si nënë, edhe si femër. Është një nënë shumë e denjë dhe pse jo do i kisha marrë këshilla për çunin”, u shpreh këngëtarja në një intervistë për “Prive”.

Fifi është prej dy vitesh është në një lidhje dashurie me Adis Patushin dhe kanë një djalë së bashku, Theo Mal.

Ndërsa partneri i saj ka edhe një djalë, Troin, nga martesa me modelen Adrola Dushi, marrëdhënia e të cilëve ka marrë fund shumë vite më parë.

Fifi duket se gëzon respekt të plotë për modelen dhe jo vetëm. Disa muaj më parë ajo është pyetur për marrëdhënien që ka me Troin, djalin e ish-çiftit dhe këngëtarja është përgjigjur se e ka të shenjtë raportin me të ndaj s’do të donte ta fliste publikisht.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura