“Kemi mundësi për vendin e parë”, Silvinjo i lumtur me lojtarët: Çekët janë të fortë fizikisht, ne jemi më teknikë

Nov 17, 2024 | 7:08
SHPËRNDAJE

Shqipëria barazoi 0 me 0 përballë Çekisë. Sfida në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

silvinjo

Pas ndeshjes foli trajneri i Kombëtares, Silvinjo, i cili u u shpreh i lumtur për lojtarët, ndërsa theksoi se “kemi mundësi për vendin e parë”.

“Barazimi është rezultat që lë çdo gjë hapur, ky është një grup i ekuilibruar. Çekia është e fortë, t’ja ulësh ritmin e vështirë. Nuk më kanë pëlqyer 20 minutat e para, por teknikisht jam i lumtur me lojtarët dhe çdo gjë është e hapur.

Duke qenë se janë lojtarë të gjatë, është ekip i vështirë. Jo se lojtarët tonë nuk i janë përgjigjur skemave, kanë bërë shumë mirë. Ato fizikisht janë shumë mirë, duke ushtruar presion mund të nxjerrin lojtarë përpara dhe duke pasur kualitet skuadra mund të bëjnë shumë mirë.

Kemi bërë përshtatje, ndryshime nga ndeshja në Pragë, po të luanim si atje do kishim humbur. Lojtarët u përgjigjën. Ato kanë lojtarë që fizikisht më të mirë, nëse marrin top të gjatë kanë mundësi të jenë shumë të mirë në sulm. Kemi parë çfarë ndodhi në Pragë, jemi përshtatur, por shumë e vështirë me një ekip që ka fizik të tillë.

Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë. Kemi ndjekur dhe kampionatin çek që shumë i fortë. Ne kemi ndryshe stilin e lojës, më teknik, luajmë një futboll me fushë të ulët. Nga katër ndeshjet që kemi luajtur, ne kemi fituar 1, ato 1 dhe kemi dy barazime”, u shpreh Silvinjo për TV Klan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura