“Kemi njoftuar të gjitha kancelaritë, i kemi dërguar dosjen e plotë të manipulimit”- Salianji: Kam pasur kontakt me të gjithë ndërkombëtarët në Shqipëri, por…

Sep 27, 2024 | 13:56
SHPËRNDAJE

Ervin Salianji thotë se gjatë këtyre 24 orëve që kur u shpall vendimi i Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg ka patur komunikime me të gjithë ndërkombëtarët në vendin tonë.

Pyetje: Keni patur komunikim me ndërkombëtarët në vendin tonë dhe cili ka qenë qëndrimi i tyre?

Ervin Salianji: Më të gjithë, për qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë unë mendoj se shprehen ata vetë. Unë nuk kam asnjë tagër për të komunikuar me publikun dhe asnjë qëndrim që nuk është i imi. Unë flas për qëndrimet e mia dhe qëndrimet e PD, për qëndrimet e tjera besoj se secili komunikon dhe flet vetë.

Ne kemi informuar të gjitha kancelaritë, të gjitha ambasadat. Kemi dërguar të gjithë dokumentet zyrtare të kësaj cështje, kemi dërguar dosjen e plotë të manipulimit së bashku me pjesët ku përgjimet e prokurorisë faktojnë manipulimine  kësaj cështje. Kjo nuk është një cështje që lexohet për 10 minuta, këtu do jemi prapë dhe do komunikohet edhe për këtë cështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura