Moderatorja e njohur e ‘Big Brother Vip Kosova’, Jonida Vokshi ka folur në lidhje me formatin, ku ndër të tjera është ndalur dhe te banorja Edona James, transgjinorja që ka rrëmbyer zemrat e publikut, duke qenë shumë herë në listën e të preferuarve.
Jonida është shprehur se për ta bërë pjesë të formatit në fillim kanë patur frikë, për shkak se mund të paragjykohej, por nga ana tjetër, duke njohur karakterin që ka, e dinin që do të ishte një personazh i këndshëm.
“Duke e njohur Edonën, para se të fillonte Bigu, kam patur frikë se do të paragjykohet, qoftë dhe nga banorët. Kemi patur frikë se mund të ketë një lloj paragjykimi. Por, duke njohur Edonën, e dinim se do të ishte një personazh shumë i këndshëm. Dhe ne na doli jashtë parashikimit dhe Edonën jo vetëm që e pranuan, jo që e përqafuan dhe aspak nuk e kritikuan apo bullizuan qoftë dhe aty brenda, por e duan të gjithë”, tha ajo.
Pyetjes nëse janë shqiptarët larg diskriminimeve apo është Edona ajo që e ka bërë publikun për vete, Vokthi tha: ”Janë të dyja, por e dyta është më shumë. Edona është një personazh i sinqertë, një personazh i thotë gjërat pa doreza e pa maskë. Ne jemi në një pikë që kemi nevojë për njerëz të tillë, sepse jemi lodhur nga njerëzit që ruajnë gjërat. Edona është pa filtra, prandaj njerëzit dhe e duan.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al