“Kemi të bëjmë me një implikim më të madh sesa shpërdorimi i detyrës”- Jurgis Çyrbja në SPAK, gazetari: Kur drejtonte Hipotekën, një grup me 4 makina të blinduara i kanë shkuar te banesa

Oct 12, 2024 | 19:20
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar thirrjen në SPAK të Jugis Çyrbjas, i cili për këtë shkak dorëzoi dhe mandatit e deputetit.

cybrja hoxha

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Hoxha tha se me rastin e ish-deputetit socialist kemi të bëjmë me një implikim më të madh sesa shpërdorimi i detyrës.

Ai gjithashtu ka treguar dhe një rast, ku tha se në kohën kur drejtonte Hipotekën, një grup të fuqishmish nga Tirana i kanë shkuar te banesa e tij në Shijak, me 4 makina të blinduara.

“Ne kemi të bëjmë me shpërdorim detyre. Duhet të presim një implikim më të madh se sa shpërdorimi i detyrës. Dorëzimi i mandatit të Çyrbjes është diçka që duhet ta shohim.

Një grup nga më të fuqishmit në Tiranë i kanë shkuar Çyrbes te banesa e tij në Shijak kur ishte drejtor i hipotekës. Ishin 4 makina të blinduara dhe e kanë thirrur poshtë shtëpisë,” tregoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura