“Kemi tifozët më të mirë në botë”, Asani: Dy fitore të bukura ndaj Polonisë dhe Çekisë, vlerësojmë çdo ndeshje

Oct 13, 2023 | 11:14
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për mikrofonat e FSHF-së pas fitores me Çekinë. Ai shprehet i lumtur dhe se dëshiron ti bëjë të lumtur tifozët duke shkuar në Europian.jasir asllani1

“Më i lumtur jam për fitoren, normale i lumtur jam edhe për golin nuk diskutohet. Të festojmë dhe të shikojmë pastaj. Mendoj që këto dy fitore kanë qenë shumë të bukura, kemi fituar ndaj dy kombëtareve shumë të forta dhe nuk mund ti ndash dot.

Jemi të lumtur që kemi tifozët më të mirë në botë, duhet ti bëjmë të lumtur dhe krenar dhe të shkojmë në Europian.

Unë mendoj se çdo ndeshje duhet vlerësuar, pavarësisht nëse e kemi miqësore apo jo, kushdo që të luajë do të japë maksimumin sepse me të vërtetë kemi një ekip shumë të madh me lojtarë shumë të mirë, besoj se edhe ndeshjen me Bullgarinë do ta marrim 100 %”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura