Acidi urik është një substancë e prodhuar në trup nga metabolizmi i purinave. Purinat janë pjesë e proteinave ushqimore që shndërrohen në acid urik në trupin tonë dhe prodhohen ose nga vetë trupi ose merren nëpërmjet ushqimeve të caktuara. Nëse niveli i acidit urik në gjak rritet shumë, shfaqet një gjendje e quajtur hiperuricemia, thekson studimi.
Hiperuricemia është përgjegjëse për 5-10% të uroliteve dhe mund të çojë në përdhes e cila shfaqet si inflamacion dhe dhimbje në ekstremitete, kryesisht në gishtin e madh të këmbës (përdhes). Përdhesi, në formë akute ose kronike, zakonisht shfaqet pas moshës 35 vjeçare dhe prek kryesisht meshkujt, por pas menopauzës niveli i acidit urik rritet edhe në popullatën femërore.
Ushqimet që janë të pasura me purina dhe duhen shmangur janë:
- Të brendshmet (mëlçia, truri, veshkat), lëngu i mishit, ëmbëlsirat
- Bajamet
- Ushqimet e detit (midhjet, kaprolli i fistonit)
- Peshku
- Maja e birrës
- Ushqimet që lejohen në sasi të vogla, por kërkojnë kujdes:
- Pulë,mishi i kuq (viçi, derri, qengji, dhia), bizele, fasule, spinaq, thjerrëza, kërpudha, domate, lulelakër.
Ushqimet e lejuara:
- Qumësht, kos, djathë, (preferoni produkte qumështi me pak yndyrë)
- Vezë
- Makarona, oriz, patate të ziera ose të pjekura
- Fruta, lëngje frutash
- Perime (përveç atyre të përmendura në kategoritë e mësipërme)
- Vaj ulliri, ullinj
- Mjaltë, fruta
- Drithëra dhe jo -bukë gruri integral (bukë e bardhë dhe misër)
- Gjalpë kikiriku dhe arra (përveç bajameve)
- Pije të tilla si kafe, çaj dhe kakao
Për trajtimin e acidit urik rekomandohet ruajtja e peshës në nivele normale ose humbja e peshës kur kalon kufijtë normalë për shëndetin.
Në asnjë rast nuk duhet humbje e papritur e peshës, pasi shoqërohet me ulje të rezistencës ndaj insulinës dhe rritje të nivelit të acidi urik në gjak. Rekomandohen gjithashtu ushtrime të moderuara ditore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al