Pas shembjes së masivit në Rrugën e Arbrit, ka reaguar deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i cili thotë se situata ka vetëm një emër, keqpërdorim i fondeve publike.
Çollaku paralajmëron se shumë shpejt, dosjen e koncesionit të Rrugës së Arbrit do ta çojnë në SPAK.
Postimi:
Rruga e Arbrit, një lëngim që nuk mbaron kurrë.
Fushatat kanë mbaruar, shiritat janë prerë, ministra e kryeministra kanë kërcyer rrugëve duke festuar hapje tunelesh e kanalesh, shtrime asfaltesh etj.
Në pamjet e mëposhtme shikohet qartë realiteti i punimeve në Rrugën e Arbrit.
Shembje rrugësh në mes të ditës.
Koncesioni i Rrugës së Arbrit ka kushtuar miliarda.
Kjo situatë katastrofale ka vetem një emër: Keqperdorim i fondeve publike.
Dosja e Koncesionit të Rrugës së Arbrit, shumë shpejt në SPAK.
Keqpërdoruesit e abuzuesit përpara Drejtësisë.
Mjaft është mjaft!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al