Kërcënime të reja nga Irani: Izraeli duhet të ndalojë krimet ose do të përballet me një përgjigje të ashpër

Oct 2, 2024 | 14:07
SHPËRNDAJE

Presidenti iranian Massoud Pezheskian tha sot se Izraeli do të përballet me një përgjigje të ashpër nëse nuk ndalon ato që ai i quajti “krimet e tij”.

izraeli

“Nëse regjimi sionist (Izraeli) nuk ndalon krimet e tij, ai do të përballet me reagime më të ashpra”, tha presidenti iranian teksa nisej për një udhëtim të planifikuar në Katar, raportuan mediat shtetërore.

Pezeskian i tha televizionit shtetëror se qëllimi i parë në Doha është diskutimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me qeverinë e Katarit.

Në të njëjtën kohë, ai do të marrë pjesë në një sesion të Dialogut të Bashkëpunimit Aziatik.

“Qëllimi i dytë është të diskutohet se si vendet aziatike mund të parandalojnë krimet izraelite në rajon…dhe të parandalojnë armiqtë që të shkaktojnë trazira në Lindjen e Mesme,” tha Pezeskian.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura