Kërkesa e Mikel Artetas: Rregulli i kartonit të kuq duhet ndryshuar

Oct 22, 2024 | 19:05
SHPËRNDAJE

Arsenali do të vazhdojë të monitorojë gjendjen fizike të Bukajo Sakës përpara ndeshjes së tyre në Ligën e Kampioneve me Shahtjor Donjeckun sonte mbrëma. Saka u tërhoq nga skuadra e Anglisë gjatë pushimit ndërkombëtar në fillim të këtij muaji me frikën e një tërheqjeje muskulore në muskujt e pasëm të kofshës dhe sulmuesi mungoi në humbjen 2-0 të “Topçinjve” në Bornmëth.

arteta

Duke folur në konferencën për shtyp të së hënës, menaxheri Mikel Arteta u pyet për ecurinë e bërë deri tani nga kapiteni Martin Odegard, i cili u dëmtua në kavilje gjatë detyrës së tij me kombëtaren e Norvegjisë dhe Sakën. “Ata janë më pranë,” tha ai. “Të dy po përparojnë mirë. Martin nuk është në formë. Me Bukajon le të shohim se si do të jetë ai në seancën stërvitore më vonë”.

Në lidhje me disponueshmërinë e Jurrien Timberit këtë javë, Arteta shtoi: “Unë mendoj se do të jetë pranë. Do të duhet të shohim se si ai do të trajtojë stërvitjen me të gjithë grupin, sepse ai nuk është stërvitur ende me ta”. Uilliam Saliba u bë në fundjavë lojtari i tretë këtë sezon që e lë Arsenalin me 10 vetë, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Bornmëthit. Por tekniku spanjoll tha se klubi nuk e ka vendosur ende nëse do ta apelojë kartonin që do ta privojë mbrojtësin francez nga tre ndeshjet e ardhshme të Arsenalit, ose jo, ndërsa tha se kartonët e kuq duhen zhdukur:

“Të luash me 10 vetë sigurisht që është një problem. Kur ju analizoni tre veprimet e ndryshme dhe rezultatet është shumë e ndryshme. Ne nuk mund të vazhdojmë që të luajmë me 10 vetë. Detyra bëhet pothuajse e pamundur. Ne duhet ta zhdukim këtë rregullin e kartonit të kuq. Mendoj se ajo që ka ndodhur në tre rastet tona me kartonët e kuq këtë sezon nuk ka asgjë të bëjë me agresionin sipas mendimit tim. Ne duam që të jemi konkurrues. Është e shkëlqyer”.

Pastaj Arteta u ndal të komentonte rivalin e sotëm në Champions: “Ne duhet të rinisemi pas humbjes me Bornmëthin. Dëshira është atje. Ne mezi po e presim të luajmë këtë lloj ndeshjeje. Atmosfera do të jetë e mrekullueshme nesër (sot) mbrëma, kështu që le ta prodhojmë atë atmosferë dhe të fitojmë të drejtën për të fituar ndeshjen. Duke parë edhe situatën e Ukrainës do t’i mirëpresim ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Shahtjori e ka përdorur futbollin gjatë kësaj periudhe në një mënyrë të shkëlqyer”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura