Fatmir Mediu, i ftuar në studion e News24, ka zbuluar se i ka propozuar presidentit të Republikës, Bajram Begajt datën 4 prill për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Mediu tha se presidenti për të luajtur rolin e tij, “duhet t’i thotë gjërat shkoqur për atë që është e dukshme, e cila është nga një pikëpamja e kriminale në raport me zgjedhjet dhe nga pikëpamja tjetër problem i madh me partnerët tanë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Presidenti, për të luajtur rolin e tij si autoriteti moral i vendit apo që tenton të bashkojë interesin kombëtar, duhet ti thotë gjërat shkoqur për atë që është e dukshme, e cila është nga një pikëpamja e kriminale në raport me zgjedhjet dhe nga pikëpamja tjetër problem i madh me partnerët tanë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Jemi vend anëtar i NATO dhe nuk duhet shkuar në këtë lloj drejtimi. Në këtë situatë ku jemi, një opozitë e tëra në proces, të konsiderosh për zgjedhje normale, nuk shkon. Mendoj dhe besoj se presidenti i Republikës në një vend si Shqipëria, duhet të ketë rolin e vetë. Ky rol i presidentit është zhbërë shumë që nga viti 2013 e mbrapa, për fat të keq”, tha Mediu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al