Këshilla, të reja, ide, për një shtëpi të bukur e të rehatshme

Jul 3, 2011 | 9:55
SHPËRNDAJE

Si ta dekoroni një shtëpi plazhi

Për ju që keni një shtëpi plazhi apo për ju që keni ndërmend të merrni një të tillë, duhet të përkujdeseni në arredimin e ambientit dhe vendosjen e aksesorëve, që të përshtateni me mjedisin përreth. Të ndieni atmosferën e këndshme dhe relaksuese të natyrës.
Në këtë numër do të shohim modele moderne me lule, ngjyra të forta e të ndezura dhe plot ndriçim për një shtëpi plazhi në këtë sezon veror.

1. Një përzierje e gëzueshme

Ngjyra vibruese, modele të përziera, lule kudo. Bëjeni dhomën e ndenjies të gëzueshme, të ndritshme dhe argëtuese.

2. Jastëkë dhe mbulesë tavoline shumëngjyrëshe

Karrige të bardha me dizenjo lulesh. Kjo i bën të zhduken në mure, ndihmon të duket ambienti më i hapur dhe njëkohësisht përsëri ky stil ju le të shihni dizenjot e tyre të hijshme. Korali i bardhë e plotëson raftin e librave. Një aksesor i madh ka më shumë ndikim se sa një grumbull vogëlsirash.

3. Dhomë gjumi me ngjyra të forta

Këto lloj tavolinash janë perfekte për një dhomë të vogël gjumi. Mund të tërhiqni të voglën kur ju nevojitet, dhe mund ta shtyni kur nuk ju duhet ta përdorni.

4. Një banjo e vogël

Banjoja është zbavitëse: Është kaq e vockël, është vetëm një lavaman i vogël dhe një dush. Muri me dizenjo fishekzjarresh reflektohet në pasqyrë, si një version i thjeshtësuar i pasqyrës mbi sergjenin e oxhakut të një dhomë ndenjieje. Pikëla qëndismash në peshqirë dhe ngjyra rozë me model zigzag në perden e dushit, thjesht ju bën të ndiheni në humor.

5. Po ai frigorifer rozë?

Një frigorifer rozë është si në një ekspozitë në kuzhinë. Është i shkëlqyer, i imët, perfekt për një kuzhinë të vogël të një shtëpie plazhi.

 

Përgatiti: Eva Ikonomi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura