Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton masën disiplinore ndaj Kledian Llahos, ja çfarë u vendos për prokurorin

Jan 31, 2025 | 10:23
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar masë disiplinore ndaj Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

llaho

KLGJ ka vendosur masën “Vërejtje publike”, ndaj prokurorit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho.

Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit Llaho.

Prokurori Kledian Llaho u pezullua nga detyra dy javë më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura