Ish-drejtori teknik i UEFA-s dhe tashëm këshilltar teknik i kësaj të fundit, Ionut Lupesku., ka lëshuar një deklaratë në mediat rumune ku thekson se futbollistët e Kosovës kanë marrë përsipër një veprim shumë të guximshëm. Ata duhej të merrnin në konsideratë faktin se ndërkombëtarët kanë ndryshuar kriteret e tyre sa i përket çështjes së diskriminimit në stadiume.
Përfaqësuesja e Kosovës shpesh përballet me thirrjet “Serbia, Serbia” gjatë ndeshjeve të saj nga tifozët kundërshtarë dhe sipas Lupeskut, UEFA nuk e sheh më këtë si një diskriminim për “Dardanët”, duke i hapur rrugë të lirë sjelljeve të tilla edhe në të ardhmen.
“Unë ika nga stadiumi në minutën e 85-të, nuk i pashë ngjarjet nga tribuna, Por më pas i pashë në media. Por ndjesia është që ekipi i Kosovës tregoi një mungesë të plotë profesionalizmi. Një gjë e tillë nuk duhet të bëhet”, tha ai për gsp.ro.
“Koret ‘Serbia, Serbia”, që u dëgjuan në fushë në fundin e ndeshjes, nuk interpretohen më nga UEFA si një sjellje diskriminuese. Dhe me sa di unë, Federata e Kosovës ishte informuar që më përpara për këtë situatë. Gjithashtu për të arritur deri te braktisja e ndeshjes, duhet të kalosh tre etapa, sipas procedurave zyrtare. Megjithatë, ata dolën menjëherë nga fusha dhe nuk u kthyen më”, vijoi ai.
“Nuk e di se çfarë menduan lojtarët e Kosovës kur refuzuan që të luanin. Mendova se ishte një sfidë nga ana e tyre, Unë prisja që Amir Rrahmani, kapiteni, të kishte një sjellje të ndryshme. Por për fat të keq, ky është mentaliteti ballkanas.
Çfarë pres nga Komisioni i Disiplinës? Varet nga ajo që delegati dhe gjyqtari shkruan në raport. Padyshim që do të shihen edhe sekuenca video. Por unë nuk shoh asnjë arsye pse Rumania të mos sigurojë në ndeshje të fituar 3-0”, tha këshilltari i UEFA-s.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al