Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me kryetarët e bashkive, kishte edhe disa kritika për kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Mes humorit, por edhe ironisë, Rama i tha se duhet të kishte marrë shembull për legalizimet nga kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.
Kaq ka mjaftuar dhe e ka detyruar Pjerin Ndreun të marrë mikrofonin, i cili mes batutave tha se “nuk i hiqet njolla e policit”, por theksoi se e ka për nder.
Replikat
Rama: Kam një fjalë për ty, Entonin. Ti ishe kampioni i rindërtimit, e bërë Shijakun avangardën e rindërtimit. Duhet të bëhesh kampion i legalizimeve. Sepse kur i thosha Pjerin Ndreut merr shembull nga Shijaku për rindërtimin, thoshte rindërtimi për ne është punë e vogël. Tashti duhet që shembuyllin tënd tuja tregoj Pjerin Nderut dhe ti them ja si bëhen legalizimet. Se nuk do rrime duke të lavdëruar vetëm ty policia.
Rama: …Ja u cua
Ndreu: Meqe kjo njolla e policit më ka ngelur, nuk më hiqni…
Rama: Nuk është njollë, është medalje nderi. Po të mos të kishe qenë polic nuk nuk do ishe bërë dot kryetar bashkie
Ndreu: E kam pasur dhe do ta kem për nder
Rama: Ja shiko si bën polemika
Ndreu: Më ka shërbyer, meqë po bëj pak policin
Rama: Ai merak do të dalë me shpirtin
Ndreu: Sigurisht, e kam për nder. Ju kur doni të shani një njeri i thoni je bërë si polic, kur doni me bën polici, nuk na lini ta bëjmë policin
Rama: Unë kurrë nuk e them këtë, po këtë shaka e bëre si polic.
Ndreu: Mund ta bëjmë më mirë procesin e legalizimit. Kemi rol honorifik.
Rama: Nuk je i qartë dhe nuk je sepse dole këtu se të doli emri si polic, nuk je i përgatit. Është bashkia që do udhëheqi procesin. Kadastra merr emrat e bashkisë dhe bën regjistrimin. Çfarë nuk pasqyrohet shkoni tek ministri. Nëse lëmë vetëm në një dorë, do kemi probleme.
Ndreu: Prapë kam mendim ndryshe.
Rama: Me këtë konkluzion të policisë, ju falënderoj dhe punë të mbarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al