Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi në protestën para godinës është shpreh se dëmi ekonomik nga inceneratori i Tiranës është 700 mln euro.
Por theksoi se “nuk do t’i gëzojnë lekët, do të marrin ndëshkimin më popullor që meritojnë”, duke shtuar “këtij regjimi i ka ardhur fundi”.
Tedi Blushi: “700 mln euro është dëmi ekonomik që Erion Veliaj dhe Edi Rama do bëjnë me inceneratorin e Tiranës, Nuk do t’i gëzojnë lekët, do të marrin ndëshkimin më popullor që meritojnë.
Qëllimi i vetëm i këtij instituticoni është grabitja dhe abuzimi me taksat e qytetarëve.
Këtij regjimi i ka ardhur fundi, do të shkulet nga rrënjët. Populli do t’i japë Veliajt ndëshkimin që meriton.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al