“Kielinin dua ta shoh president të federatës”, Bufon: Boll i krahasuat dy trajnerët, Alegri është më i madh se Mota

Dec 25, 2024 | 9:03
SHPËRNDAJE

Legjenda e Italisë dhe Juventusit, Xhanluixhi Bufon, rikthehet të flasë për veten e vetë, rolin e tij si drejtues i delegacionit në kombëtare dhe Juventusin e Tiago Motës, për të cilën nuk është aspak dakord kur krahasohet me Masimiliano Alegrin.bufonNë prononcimin e tij dhënë për “La Stampa”, Bufon e nis pikërisht me eksperiencën e tij në Kombëtare. “Europiani? Nuk e mbaj mend çfarë i kam thënë grupit pas eliminimin, madje as kur jemi rikthyer në Koverçano në shtator. Kurrë nuk kam përgatitur një fjalim. Unë them fjalën e parë, ndoshta dhe të dytën e më pas nuk ndalem. Them vetëm atë që më buron nga shpirti. Ne nuk ishin një skuadër e dobët, por konkurruese. Disa më morën si të çmendur pas reflektimit tim sapo zbritëm në Fiumiçino, por unë mendoj kështu. Alkimia nuk ndodhi. Italia nuk fiton sepse është më e forta, por sepse diçka magjike krijohet kur ka vështirësi”.

ROLI I TIJ– “Nuk e mendoj dot ta interpretoj rolin ashtu siç bënë Riva dhe Viali. Nuk mund ta duroj krahasimin, por kam besueshmëri dhe autoritet të përbashkët me ta. Një shembull? Jam i çuditshëm sepse jeta ime është 80% qetësi, shaka, dëshirë për të jetuar dhe entuziazëm, por të gjithë e dinë që kur fillon serioziteti 20%, muzika ndryshon dhe mund të infektoj edhe të tjerët”.

KIELINI-”Ai është i përgatitur, mund ta shoh shumë mirë në krye të Federatës Italiane të Futbollit. Sfidat janë bërë për të dhe do të ishte e para herë për një lojtar që të bëhet president”.

FUTBOLLI ITALIAN- “Futbolli ynë ka ndryshuar dhe ne vijmë pas Premier Ligës. Kemi ndryshuar mentalitet dhe kemi bërë revolucionin kulturor të trajnerëve. Tani po argëtohemi. Atalanta? Efekti është i mirë për të gjithë, nuk jam i befasuar sepse për të arritur nivele të caktuara asgjë nuk mund të vijë rastësisht. Është një projekt që po zhvillohet prej vitesh dhe është në këtë pikë”.

MOTA-ALEGRI- “Kam respekt të madh për Tiagon dhe kam besim në atë që po ndërton. Mendimi im? Duhet kohë kur ndërhyn kaq thellë. Ai është një trajner i përpiktë, i përgatitur dhe të gjithë duhet t’i japin dorën. Mos të bëjmë shaka, thjesht bëni këto krahasime, nuk bashkohen as në qiell e as në tokë. Njëri ka fituar shumë dhe tjetri sapo ka filluar. Kush i krahason, e bën nga dëshira për të mërzitur mjedisin. Alegri më thoshte shpesh se unë jam i tillë ngaqë nuk e kuptoj çfarë rëndësie kam te të tjerët”, tha ndër të tjera Xhanluixhi Bufon

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura