Kishte 16 vite që nuk ndodhte, autori i dy golave të Çekisë kundër Shqipërisë feston statistikën e veçantë

Oct 12, 2024 | 16:45
SHPËRNDAJE

Tomas Hori ishte protagonisti i fitores 2-0 të Çekisë përballë Shqipërisë, teksa ishte ai i cili tundi dy herë rrjetën në këtë ndeshje për skuadrën vendase, duke i dhënë një sukses të rëndësishëm ekipit të tij.

sadasddassadsdaasdads

Për futbollistin e Slavia Pragës, i cili debutoi në radhët e Çekisë vetëm në nëntorin e vitit 2023, ky ishte dygolëshi i parë me fanellën e këtij ekipi. Një dygolësh që solli tre pikë dhe që e bën atë të regjistrojë një statistikë shumë të veçantë.

Në moshën 29 vjeç e 259 ditë, ai u bë futbollidti më i vjetër që shënonte dy gola në një ndeshje, që kur Libor SIonek e bënte një gjë të tillë në majin e vitit 2008 ndaj Skocisë, në moshën 31 vjeç e 119 ditë.

“Jam i lumtur që shënova dy gola, por nuk do ia kisha dalë pa ekipin. Kishte edhe 10 lojtarë të tjerë në fushë. Ne ia dolëm si skuadër. Nëse punojmë shumë për njëri-tjetrin kështu, duke kaluar nga një mbrojtje solide në një sulm të fortë, unë nuk do të shqetësohesha shumë për situatën tonë”, tha Hori pas ndeshjes duke festuar dygolëshin e tij.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura