Kishte fshehur 110 doza me kokainë në makinë, e pëson shqiptari në Itali

Oct 28, 2024 | 11:49
SHPËRNDAJE

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

kokaine Itali

Mediat në Itali bëjnë me dije se në makinën e shqiptarit u gjetën 110 doza me kokainë, gati për shitje.

Policia italiane e zonës Mentana ra në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta që i riu po bënte ditët e fundit me një makinë, të cilën e kishte marrë me qira.

Për pasojë ata ndaluan mjetin që ai drejtonte, bënë kontrollet e nevojshme dhe gjetën lëndën narkotike, e cila peshonte në total mbi 100 gram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura