Kishte kultivuar 2500 rrënjë kanabisi në një banesë me kate nëntokë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Spanjë

Sep 24, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet spanjolle, pasi u zbulua se kishte kultivuar rreth 2500 rrënjë kanabisi.

Sucesos.- Desmantelada una plantación con cerca de 2.500 plantas de marihuana en una casa cueva de Jumilla (Murcia)

Pasi Garda Civile ishte informuar se në një zonë të Jumilla-s ndodhej një shtëpi me kate nëntokë ku kultivohej lënda narkotike dhe me nisjen e operacionit, ranë në gjurmët e shqiptarit.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit policia sekuestroi bimët e kanabis-it, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura