Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi dyshohet se është autor i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
31-vjeçari i arrestuar, dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territori i pastër”.
Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
31-vjeçari i arrestuar, i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim më Prokurorinë e Korçës, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i quajtur “Uji i Ftohtë”, njësia administrative Velçan, Pogradec.
Shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Lushnjë, dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al