“Kjo që po ndodh është grusht shteti”- Shehu: Ju e rrënuat Kuvendin! Keni vendosur rendin ushtarak

Oct 17, 2024 | 10:23
SHPËRNDAJE


Në seancën plenare, deputeti demokrat Tritan Shehu, është shprehur se po bëhet grusht shteti duke mos lejuar deputetët e padënuar për të hyrë në seancë.

Shehu: Kjo që po ndodh është grusht shteti. Ato që janë atje janë të padënuar dhe Garda nuk i lejon, Të vendoset rendi ushtarak. Zbatoni rregullat. Nuk ka njeri në botë të bllokohen deputetë, edhe në momentet më të vështira.

Ju e shkatërruat Kuvendin, ju e rrënuat. Duke filluar me arrestin e zotit Berisha dhe moslejimin e deputetëve në sallë. Kjo është shkelje e rëndë e demokracisë. Merrni masat zonja kryetare. Zoti ministër shkoni atje dhe disiplinoni efektivët tuaj.

Tritan Shehu sherri kuvendi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura