Klop nuk ia fal kurrë Serxhio Ramos: Nuk është lojtari im i preferuar, sjellje brutale

Oct 30, 2024 | 21:55
SHPËRNDAJE

Jurgen Klop nuk është një fans i Serxho Ramos dhe këtë nuk e fsheh asnjëherë. Ish-trajneri i Liverpulit, e ka përsëritur këtë në një bashkëbisedim me Toni Kros dhe vëllain e tij në podkastin që ata drejtojnë së bashku, “Einfach mal Luppen”.

klop

Si fillim ai pyeti Kros. “A është z. Ramos në të vërtetë një njeri i këndshëm?”. “Z. Ramos është një shok skuadre shumë i mirë”, iu përgjigj Kros i cili ka luajtur për shumë vite përkrah futbollistit spanjoll te Real Madrid.

“E kam të vështirë ta besoj këtë. Ai nuk do të ishte lojtari im i preferuar”, vazhdoi Klop, i cili nuk ka kujtime të mira nga spanjolli. Shkak është finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 2018, kur Reali mundi Liverpulin në finale, pasi Ramos dëmtoi Salah duke e tërhequr nga krahu.

“Ishte sjellje brutale. Shpesh është festuar si e zgjuar dhe e pamëshirshme. Padyshim ai nuk e di se pak a shumë i shkatërroi supin Salah, por të gjithë e dimë që e pranoi. Dhe unë kurrë nuk mund ta pranoj atë mentalitet.

Mund të kontrolloni të gjithë skuadrat e mia, unë nuk kam pasur kurrë lojtarë të tillë. Dhe kur i kisha, u sigurova që të mos ishin më. Pasi kjo është diçka e tepërt për mua”, tha Klop në komentin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura