KLSH audit në jetimoren “Zyber Hallulli”: Fëmijët hanë më pak se norma ditore

Sep 30, 2022 | 8:25
SHPËRNDAJE

VALENTINA MADANI / Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi ka kryer audit në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, në Tiranë, ku evidentohen shkelje të rënda për sa i përket kufizimit të ushqimit të fëmijëve jetimë të shtëpinë “Zyber Hallulli”.

zyber-hallulli-shtepia-e-femijes-1068x727

KLSH shprehet në raportin e hartuar nga audituesit se fëmijët ushqehen më pak se norma ditore. Sipas raportit nuk është respektuar niveli i kuotave financiare për shërbimet ditore mbi ushqimet dhe fëmijët kanë konsumuar më pak ushqim sesa është përcaktuar me ligj. Audituesit nënvizojnë se lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menyja ushqimore përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grupmoshe, gjinie ose gjendjeve të veçanta. Në hartimin e menysë sipas raportit nuk merr pjese ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me kërkesat Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Audituesit i janë referuar të dhënave të INSTAT në lidhje me ndryshimet mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, për grupin “Ushqime dhe pije alkoolike”, dhe kanë llogaritur se sa duhet të ishin ndryshuar këto kuota çdo vit, për koston ditore për secilën grup moshë, duke konstatuar se: “Për grup moshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë. Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra, do të ishte rritur me 52 lekë/ditë. Për grupmoshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra, do të ishte rritur me 54 lekë në ditë. Sa më sipër, mospërditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejt në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cila nuk jep garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë”, thuhet në auditim.

Në raport thuhet se nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të Udhëzimit nr. 689, datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesjes shoqërore”. “Ligji 121/2016 në nenin 24 pika 6 përcakton se Ministri përgjegjës për çështjet sociale nxjerr udhëzim për procedurat dhe zbatimin e standardeve të shërbimeve. Por lidhur me standardet e shërbimeve sociale shtetërore dhe metodologjinë dhe nivelit e përcaktimit të tarifave, MSHMS nuk ka nxjerrë akte të reja nënligjore në zbatim të neneve 24, pikat 4 dhe 6; 26, pika 2; 27 pika 3; 35, pika 4; 40, pika 2; dhe 46, pika 3, të këtij ligji. Lidhur me nevojat ditore të fëmijëve për lëndë ushqyese dhe kalori, menyja ushqimore përgatitet për të gjithë fëmijët e institucionit pa dallim grupmoshe, gjinie ose gjendjeve të veçanta. Në hartimin e menysë nuk merr pjesë ekipi multidisiplinar, në mospërputhje me kërkesat e Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, me nr. 2712 Prot, datë 31.12.2015, neni “detyrat funksionale te mjekut”, pika 4″, thuhet në raportin e auditit të KLSH. Sipas tyre, “vlera në lekë e përcaktuar për kuotën ditore për fëmijët nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për shkak të mos respektimit të saj nga institucioni, si dhe mosindeksimit të kuotës ushqimore sipas indeksit të çmimeve të publikuara nga INSTAT. Për pasojë, vlerat e kuotës së ushqyerjes në vitin 2019, vitin 2020 dhe vitin 2021, për muajt e përzgjedhur për auditim, kanë qenë më të ulëta se kuota e miratuar, kjo e fundit përgjegjësi drejtpërdrejt e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë Tiranë, dhe akoma me e ulët për shkak të mos indeksimit të çmimeve, përgjegjësi kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”. “Niveli i kuotave financiare të shpenzimeve për Ushqime, nuk është i përditësuar, duke qëndruar në vlera të njëjta të kostos ditore për çdo grup moshe të fëmijëve, prej vitit 2018, në kundërshtim me VKM nr.518 datë 04.09.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.

Kreu V, pika 71 dhe Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr.689 datë 02.10.2018 “Për nivelin e kuotave të shpenzimeve për Ushqime, në institucionet publike rezidenciale e komunitare të përkujdesit shoqëror”, ndonëse përgjatë këtyre viteve ka inflacion të madh dhe rritje çmimesh në produktet ushqimore bazë, si pasoje e situatës së Covid-19 dhe situatave globale”, citohet raporti i KLSH-së. Kështu, nisur nga të dhënat e INSTAT në faqen zyrtare, në lidhje me ndryshimet mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit, për grupin “Ushqime dhe pije alkoolike”, nga grupi i auditimit u përllogaritën se sa duhet të ishin ndryshuar këto kuota çdo vit, për koston ditore për secilën grup moshë, duke konstatuar se: Për grup moshën 6- 12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra, do të ishte rritur me 47 lekë/ditë. “Për grup moshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë. Për grup moshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë. Sa më sipër, mos përditësimi i ndryshimeve mesatare vjetore të indeksit të çmimeve të konsumit nga institucioni i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror, ka ndikuar drejtpërdrejtë në llogaritjen e fondit limit, vlerë e cila nuk jep garanci të jetë përllogaritur saktë dhe në përputhje me nevojat ditore fëmijëve për ushqim duke shpenzuar më pak lekë të vlerës ditore për secilin grup moshe për fëmijë”, thuhet në raportin e KLSH-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura