Klub-Ibra-Fonseka, “triptika” e Milanit/ Suedezi “përjashton” Paulon, derbi mund të jetë fatal

Sep 21, 2024 | 7:13
SHPËRNDAJE

Episodi i parë. “Milanello”, prag Milan-Torino, java e parë e kampionatit. Zlatan Ibrahimoviç thërret skuadrën dhe bisedon me ta, ashtu siç bënte kur ishte ende futbollist.

Ibra Fonseka

Ai dhe ata. Fonseka nuk është i pranishëm. Episodi i dytë. Stadiumi “San Siro”, Milano-Torino, 17 gusht. Një ditë më parë, Fonseka kishte deklaruar “merkaton e mbyllur”, por Ibra në prezantimin e Fofanës fliste ndryshe:

“Trajneri është trajneri, klubi bën pjesën tjetër. Nuk kemi nevojë për nënshkrime të tjera. Me këto katër të reja rolet i kemi dyfishuar dhe më pas është Milan Futuro. Këto katër nënshkrime ishin tashmë objektiva edhe para zgjedhjes së trajnerit.

Fonseka nuk i pëlqen këto deklarata dhe ia bën të ditur klubit. Disa ditë më vonë do të mbërrijë Abrahami, shumë i mirëpritur për të, në këmbim të Salmakers, të cilin ai gjithashtu e vlerësoi. Episodi i tretë. Prag MilanLiverpul, pas fitores ndaj Venecias. Ibra rikthehet pas dy javësh larg skuadrës dhe flet sërish me lojtarët. Ai thotë se edhe nëse ka qenë larg, mbetet ende shefi dhe pyet se si po shkojnë gjërat me trajnerin.

DOMETHËNIA – Tri momentet në jetën e Milanit, një publik, dy të panjohur, që në një farë mënyrë bëjnë të qartë se gjetja e një ekuilibri midis Ibrahimoviç dhe Fonsekës nuk është e lehtë. Suedezi është gërryes, i referohet mbi të gjitha vetes dhe nuk mendon për kompromise.

Ai e nisi këtë aventurë me dëshirën për të qenë protagonist dhe e tregon gjithmonë në intervista. Është sikur ndjek rrugën e tij, mënyrën e tij të të qenit menaxher, larg rregullave dhe manualeve. Në disa klube është bordi që vendos transferimet, duke i lënë kompetencë relative trajnerit, por askush nuk e vë në dukje këtë publikisht. Është normale që trajneri nuk e merr mirë.

GJENEZA – Fonseka ndodhet në një moment shumë të vështirë, mund të kuptoni edhe nga këto detaje. Ibra nga ana e tij nuk po i lehtëson gjërat sepse pak muaj pasi ndali së luajturi po tenton t’i ndryshojë gjërat me “forcë”. Ibra nuk ishte protagonisti i parë në merkato dhe trajneri nuk bën përjashtim. Monkada sigurisht kishte dhënë një miratim bazë mbi Fonsekën, por nuk duhet harruar se bordi pati si zgjedhje të parë Lopeteguin për 2024-25.

Ibrahimoviç me siguri e miratoi zgjedhjet e Monkadës dhe Furlanit, që kishin bekimin edhe të tre lojtarëve kryesorë të Milanit, por sidoqoftë suedezi nuk ishte në rreshtin e parë të admiruesve të portugezit. Ibra ka marrë shumë gjëra përsipër, por në përgjithësi lëviz 360 gradë në shoqëri (aspekti tregtar, komunikimi dhe më tepër drejt Milan Futuro) por nuk hyn në dinamikën klasike të merkatos. Dje ka vizituar stërvitjen dhe ka pasur një ballafaqim me ekipin dhe trajnerin, por a do të mjaftojë për të ndryshuar kurs?

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura