Deputeti demokrat, Tritan Shehu, mbështet politikën e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili u zotua të “ndalojë çmendurinë transgjinore” në ditën e parë të presidencës së tij.
Shehu u shpreh se fjalimi i Trump ishte një goditje e rëndë dhe në drejtimin e duhur ndaj tentativave për familjen LGBT.
Ai gjithashtu theksoi se kohë të vështira do të vijnë për ata që kërkonin të vendonin familjen dhe shoqërinë mbi baza diametralisht të kundërt mbi atë që duhet të jetë.
Postimi i Shehut:
Trump, bllokimi i deformimit te vlerave gjinore ne Shqiperi.
Ne fakt edhe ne Shqiperi.
“Kohe te veshtira” do te vijne per ata qe kerkonin te vendosnin Familjen, Femijen, Shoqerine, maredheniet e perkatesite gjinore mbi baza diametralisht te kunderta me ate qe “ka qene ne mijra vjecare, qe eshte e duhet te jete” per shoqerine e egzistencen e Njerezimit.
Te shoqerise te ndertuar mbi dy Gjini:
Burre e Grua, si baze e Familjes dhe e Jetes.
Fjalimi i Trump ne Arizona kunder “cmendurise transgjinore”, deformimit seksual te femijeve, edukates multi gender ne shkolla…
Ne mbrojtje te dy Gjinive, ku Burri duhet te jete Burre e Gruaja te jete Grua…
Edhe ne aktivitetet sportive.
Nje goditje e rende kjo ndaj tentativave per te deformuar Shoqerine tone, Familjen tone, duke vene ne rrezik jo vetem Vlerat por dhe Egzistencen.
Nje goditje ne drejtimin e duhur kjo ndaj populizmit majtist, tentativave per familjen LGBT.
Qe u paraqiten edhe si Flamur i kesaj Rilindje tek ne…
Duke u shtyre deri te krijimi i “Fermave te Uteruseve”, adoptimit te femijeve nga ciftet Gay, provave gjenerale ne Tarracen e Bashkise per familjen homo!
Si krime keto penale e sociale.
Fatmiresisht “kohet” po ndryshojne per te mire tashme edhe ketu.
Qe do te konsolidohen me ndryshimet ligjore te mbas 11 Majit.
Nen modelin e ri amerikan.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al