“Kohërat ku jetojmë nuk mund të ishin më të zymta”- Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim

Sep 27, 2024 | 21:54
SHPËRNDAJE

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama mban fjalën sot në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në NeW York.

RAAM

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj kërkoi që të gjithë të bëjë rolin e vet.

Ai theksoi se sot bota ka nevojë për tolerancë, ndërsa shtoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje, duke sjellë këtu në vëmendjen Luftën e Dytë Botërore, ku vendi ynë mirëpriti mijëra hebrenj.

Rama: Perspektivat tona për një botë të drejtë të barabartë janë të mjegullta sot, kohë sfiduese. Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim, një dorë të shtrirë miqësie drejt njëri-tjetrit.

Mos u gaboni, tolerancë nuk nënkuptoj vetëkënaqësi, toleranca kërkon që të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo thjeshtë të tolerojmë , por të tolerojmë me respekt. Jo thjeshtë duke pranuar këndvështrimet e tjetrit, por duke u angazhuar në kompleksitetin e teorive tona. Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv i densiteti të dikujt.

Toleranca që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shprehën kundrejt hebrenjve, e bën shqipërinë të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se ç’kishte kur lufta nisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura