Koincidenca më e veçantë e turneut, Atletiko Madrid-Slovan Bratislava shkruan historinë e Ligës së Kampioneve

Dec 11, 2024 | 22:24
SHPËRNDAJE

Ndeshja e sotme mes Atletiko Madrid dhe Slovan Bratislavës ka qenë shumë e veçantë. Jo vetëm për faktin se ktheu skuadrën spanjolle mes pretendenteve për tetëshen e parë, apo sepse dekretoi që sllovakët nuk mund të vazhdonin më tej në turne pas 6 humbjesh në po aq ndeshje të luajtura.

sddsadsadsadsadasdassda

Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampioneve, gjendeshin në të njëjtën ndeshje dy djemtë në fushën e lojës në skuadrat që drejtoheshin nga baballarët e tyre.

Vladimir Veis ishte në pankinën e Slovan dhe aktivizoi në këtë duel të birin, Vladimir Veis Jr, në minutën e 84-t të ndeshjes.

Ndërkohë, Diego Simeone i kishte besuar nga minuta e parë në rreshtimin e Atletikos të birit, Xhuliano, i cili luajti gjatë të 90 minutave të kësaj sfide.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura