Zbardhen detaje të reja nga hetimi i SPAK që goditi një grup të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se laboratori në fshatin Qereke të Fushë Krujës ku do të bëhej përpunimi i sasive të mëdha të kokainës të tretur në lëkurë bagëtish ishte ngritur prej disa muajsh.
Vendi për ngritjen e laboratorit sipas prokurorisë ishte zgjedhur me shumë kujdes, jo vetëm sepse është një pikë strategjike, afër aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza dhe portit të Durrësit dhe lehtësonte transportin, por edhe sepse për shkak të fluturimeve zona nuk monitorohej me dron.
Shtëpia-laborator është mbajtur nën vëzhgim nga hetuesit.
Ngarkesa e parë me lëkurë bagëtish ka mbërritur në vendin tonë në muajin shtator. Por shkak se nga përgjimet rezultonte se ngarkesa e dytë pritej të mbërrinte ne nëntor, SPAK ka pritur derisa kjo ka ndodhur. Vetëm në momentin kur ekspertët kimistë 1 nga Venezuela dhe dy nga Kolumbia kanë nisur punën në laborator për veçimin e kokainës, është ndërhyrë. Gjatë aksionit prokuroria arrestoi 10 persona, shtatë prej të cilëve shqiptarë dhe 3 të huaj. Një pjesë e të dyshuarve u prangosën teksa drekonin në një lokal në Vishnje, ndërsa një tjetër në një vilë luksoze në zonën e Kodrës së Diellit 2.
Hetimet për goditjen e këtij grupi zgjatën më shumë se 1 vit e gjysmë, ndërsa mendohet se struktura e grupit është e mirëoganizuar dhe me role të mirëpërcaktuara.
Personat e Arrestuar
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe, 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian - Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian