Kokainë me vlerë 200 milionë paund në një ngarkesë me banane, gjykata në Britani dënon me 116 vite burg bandën shqiptare

Dec 3, 2024 | 18:30
SHPËRNDAJE

Një bandë e trafikut të kokainës është dënuar në Britaninë e Madhe, ku pjesë e saj kanë qenë 4 shqiptarë dhe një bullgar.

kokaine

Kjo bandë u burgos pas kapjes së një sasie kokaine me vlerë 200 milionë paundsh që u kap në një ngarkesë me babanë.

Sipas mediave britanike, Petko Zhutev u dënua me 27 vite burg, pasi ishte përgjegjës për dërgimin e drogës kolumbiane në një magazinë në Londër në shkurt 2021.

Ndërkohë shqiptari Erik Muci, 45 vjeç dhe Olsi Ebeja, 40 vjeç u shpallën fajtorë dhe u dënuan përkatësisht me 33 vjet dhe 17 vjet burgim.

Gjykatësi tha se Muci, i cili kishte punuar si hidraulik që kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar si refugjat nga Shqipëria, po “organizonte blerjen dhe shitjen e kokainës”.

Ndërsa Ebeja, i cili ka lindur në Kosovë dhe ka punuar si kamarier dhe shofer minibusi që nga mbërritja në MB në vitin 1999, ka kryer një “funksion operacional” në ndërmarrje.

Po ashtu Bruno Kuci, 32 vjeç, u dënua me 21 vite burg, ndërsa Gjergji Diko u dënua me 18 vite burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura