Koliti ulcerativ është një gjendje kronike që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulcera në mukozën e rektumit dhe zorrës.
Koliti ulcerativ mendohet të jetë një sëmundje autoimmune, që nuk ka lidhje me sindromën e zorrës së irrituar (IBS), e cila ndikon në funksionimin e zorrës së trashë dhe nuk shkakton inflamacion. Sëmundja diagnostikohet më shpesh midis moshave 15 dhe 40 vjeç.
Ajo mund të çojë në komplikime të rrezikshme për jetën. Ndërsa nuk ka kurë të njohur, trajtimi mund të zvogëlojë në masë të madhe shenjat dhe simptomat e sëmundjes dhe madje të sjellë reaksion afatgjatë. Shkaku i kolitit ulcerativ është i panjohur, por besohet se një kombinim i disa faktorëve, përfshirë një sistemin imunitar tepër aktiv, gjenetikën dhe mjedisin mund të luajë rol në shfaqjen e sëmundjes.
Stresi fizik ose emocional dhe ushqime të caktuara nuk shkaktojnë kolit ulcerativ, megjithatë ato mund të shkaktojnë simptoma te një person që ka kolit ulcerativ.
Dieta
Kështu, një persona që vuan nga kjo sëmundje duhet të modifikojë dietën e tij për të menaxhuar si duhet edhe simptomat që koliti shfaq.
Nuk ka një dietë të vetme ose plan-vakt që u përshtatet të gjithëve me kolit ulcerativ dhe dietat individualizohen për secilin pacient. Në varësi të simptomave mund të rekomandohen lloje të ndryshme të dietave, siç janë: Një dietë me kalori të lartë: Shumë njerëz me kolit ulcerativ humbin peshë dhe mund të zhvillojnë shenja të kequshqyerjes. Një dietë me kalori të lartë mund të parandalojë këto probleme. Një dietë pa laktozë: Njerëzit me kolit ulceroz gjithashtu mund të kenë intolerancë ndaj laktozës. Një dietë me pak yndyrë: Koliti ulcerativ mund të ndërhyjë në thithjen e yndyrës dhe ngrënia e ushqimeve të yndyrshme mund të shkaktojë simptoma.
Një dietë me fibra të ulët: Kjo mund të ndihmojë në uljen e shpeshtësisë së lëvizjeve të zorrëve. Një dietë me kripë të ulët: Kjo dietë përdoret kur pacientët janë në terapi kortikosteroide. Një dietë pa gluten: Njerëzit me kolit ulceroz gjithashtu mund të jenë të ndjeshëm ndaj glutenit. Vëmendja ndaj ushqimit është e rëndësishme për pacientët me kolit ulcerativ, pasi simptomat e diarresë dhe gjakderdhjes mund të çojnë në dehidrim, çekuilibër elektrolit dhe humbje të lëndëve ushqyese. Mund të jetë e nevojshme të merrni shtesa ushqyese nëse simptomat tuaja nuk ju lejojnë të hani një dietë të ekuilibruar ushqyese.
Ushqimet që duhet të shmangni
Alkooli mund të stimulojë zorrët, duke shkaktuar diarre. Disa njerëz e tolerojnë alkoolin më mirë se të tjerët. Kafeina po ashtu nuk rekomandohet. Pijet e gazuara, përfshirë sodën dhe birrën, mund të irritojnë traktin tretës. Shumë sheqerna, kafeinë ose ëmbëltues artificialë gjithashtu mund të shkaktojnë kolit ulcerativ.
Produktet e qumështit duhet të shmangen nëse jeni intolerant ndaj laktozës, pasi ato mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme me kolitin ulcerativ. Fasulet e thata, bizelet dhe bishtajoret janë të gjitha të pasura me fibra dhe mund të rrisin lëvizjet e zorrëve.. Nëse jeni një vegjetarian ose vegan, mund t’i provoni këto ushqime në sasi të vogla. Frutat e thata, manaferrat, farat, janë ushqime të tjera të pasura me fibra që mund të shkaktojnë simptoma të kolitit ulcerativ. Ushqimet që përmbajnë squfur ose sulfat,
FAKTORËT QË NDIKOJNË po ashtu, nuk rekomandohen. Sulfati mund të gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë birrën, verën, disa lëngje, qumështin, vezët, djathin, hurmat, mollët e thata dhe kajsitë, bajamet, makaronat e grurit, bukët, kikirikët, rrushin etj. Perimet, veçanërisht perimet e papërpunuara, janë të pasura me fibra dhe mund të jenë të vështira për t’u tretur, duke shkaktuar vështirësi apo ngërçe në zorrë.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për perimet siç janë brokoli, selino, lakra, qepët dhe lakrat e Brukselit. Shumë njerëz me kolit ulcerativ gjithashtu e kanë të vështirë të tretin misrin dhe kërpudhat sepse janë të vështira për t’u tretur. Sheqeri i rafinuar mund të tërheqë më shumë ujë në zorrë dhe të shkaktojë diarre. Ushqimet pikante, salcat e nxehta dhe specat mund të shkaktojnë diarre te shumë njerëz dhe te dikush me kolit ulcerativ mund të shkaktojë ose përkeqësojë simptomat.
Gluteni, që gjendet në grurë, thekër, elb dhe disa tërshëra, mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me kolitin ulcerativ te njerëzit që kanë ndjeshmëri ndaj glutenit.
Mjekësi alternative
Shumë njerëz me çrregullime të tretjes kanë përdorur një formë të terapisë plotësuese dhe alternative. Disa terapi të përdorura zakonisht përfshijnë: Probiotiks. Studiuesit dyshojnë se shtimi i më shumë baktereve të dobishme (probiotikët) që gjenden normalisht në traktin tretës mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjes.
Edhe pse hulumtimi është i kufizuar, ekzistojnë disa prova që shtimi i probiotikëve së bashku me ilaçet e tjera mund të jetë i dobishëm, por kjo nuk është provuar. Vaj peshku. Vaji i peshkut vepron si një antiinflamator dhe ka disa prova që shtimi i vajit të peshkut në dietë mund të jetë i dobishëm. Aloe vera. Xhel aloe vera mund të ketë një efekt antiinflamator për njerëzit me kolit ulcerativ, por gjithashtu mund të shkaktojë diarre. Shafran i Indisë. Curcumin, një përbërës që gjendet në shafran, është kombinuar me terapi standarde të ulçerozës së kolitit në provat klinike që janë kryer. Ekzistojnë disa prova të përfitimit, por nevojiten më shumë hulumtime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al